Google ADS

Ekipit të futbollit për femra nga Tibeti ‘u refuzohen’ vizat për SHBA

14:20 | 2 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një ekip i futbollit tibetian i përbërë nga femrat kanë pohuar se u është mohuar viza që të marrin pjesë në një turne në Teksas.

Ato kanë theksuar se nuk kanë ‘marrë asnjë arsye kontrete’ për refuzimin e vizave nga Shtetet e Bashkuara, transmeton portali arbresh.info.

Shumica e lojtareve janë refugjatë tibetiane që jetojnë në Indi dhe për marrjen e vizës kishin aplikuar në ambasadën amerikane në Delhi.

_94902413_capture

Urdhëri i presidentit amerikan, Donald Trump,  për ndalimin e emigrantëve që tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, nuk ka në listë as Indinë, por as Kinën.

Tibeti, territor i largët, kryesisht budistë, i njohur si ‘çatia e botës’ qeverisët si rajon autonom i Kinës.

Cassie Childers, drejtoresha ekzekutive e ekipit, ka shprehur zhgënjimin e saj, duke shtuar se ‘ekipi kishte planifikuar udhëtimin për muaj të tërë’.

“Konsiderojmë që SHBA-të duhet të ndjehen të turpëruara për refuzimin e vizave për ekipin që përbëhet nga femrat”, ka shtuar ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme