Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit javën e ardhshme do të fillojnë testimin e vaksinës së coronavirusit tek njerëzit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit thonë se injeksioni mund të jetë i gatshëm në vjeshtën e ardhshme.
Raportohet se testimi i vaksinës së këtij ekipi ka rezultuar me sukses në disa lloje të kafshëve.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), ka raportuar se më shumë se 70 vaksina janë duke u zhvilluar globalisht për COVID-19, i cili ka infektuar më shumë se dy milionë njerëz dhe 128 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Sidoqoftë ekspertët kanë paralajmëruar se mund të zgjasin së paku 18 muaj për të zhvilluar plotësisht një vaksinë që mund të vihet në dispozicion te miliona njerëz.
Ekipi i Oksfordit u bashkua me tre grupe të tjera studiuesish – dy në SHBA dhe një në Kinë, në testimin tek njerëzit.
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...