Në prag të gjykimit të Donald Trump, ekipi i tij ligjor denoncoi çështjen si antikushtetuese, duke e quajtur “absurde” për ta mbajtur ish-presidentin përgjegjës për trazirat vdekjeprurëse në kryeqytetin e Sh.B.A-ve.
Në një vrojtim të argumenteve të tyre ndjekës, Demokratët akuzuan Trump për kryerjen e “krimit më të rëndë kushtetues” në historinë 232-vjeçare të presidencës Amerikane duke nxitur mbështetësit e tij të sulmonin kongresin në 6 janar, raporton AFP.
Dhoma e Përfaqësuesve fajësoi Trump për herën e dytë muajin e kaluar për rolin e tij në rrethimin vdekjeprurës dhe gjyqi i tij – i pari për një ish-president – fillon të martën me 100 anëtarët e Senatin të ulur si juri, transmeton arbresh.info.
Udhëheqësit e dhomës njoftuan se ata dhe ekipet ligjore kanë arritur marrëveshje për rregullat e procesit, i cili pritet të filloj të martën në ora 1:00 pasdite (18:00 GMT) me debat dhe një votë mbi kushtetutshmërinë e vetë gjyqit.
Argumentet do të dëgjohen nga e mërkura, me secilën palë që kanë të siguruara 16 orë për më shumë se dy ditë.
Trump është një figurë politike shumë e dëmtuar por ende qëndron një fuqi brenda partisë Republikane.
I akuzuar me “nxitje për kryengritje,” ai ka të ngjarë që edhe një herë të shmang dënimin për shkak të mbështetësve besnik në senat, por avokatët e tij pretenduan në paraqitjen e tyre të fundit para gjykimit që Kushtetuta nuk i jep juridiksion dhomës për të gjykuar një ish-president.
“Senati duhet të shkarkoj këto akuza dhe të shfajësoj presidentin sepse kjo padyshim nuk është çfarë donin hartuesit e ligjit apo çfarë e lejon kushtetuta,” shkruan avokatët e tij, Bruce Castor, David Schoen dhe Michael T. Van der Veen.
“Kënaqja e urisë e Demokratëve për këtë teatër politik është një rrezik për demokracinë e Republikës sonë dhe të drejtat që ne i duam kaq shumë.”
Mbrojtja përdori gjuhë të prerë në një përmbledhje prej 78 faqesh, duke thënë që ishte “thjesht absurde” të argumentosh që Trump nxiti një turmë për të kryer krime të dhunshme dhe se ata që sulmuan Kapitolin e bënë këtë vetë.
Avokatët refuzuan si “qesharak” gjykimin e një ish-presidenti, një qytetar civil i cili nuk mund të largohet “nga një zyrë të cilën ai nuk e mban më”.
Presidenti Joe Bide, i cili pasoi Trump në 20 janar, nuk pranoi të adresonte nëse Trump duhej të shpallej fajtor apo t’i mohohet e drejta për të mbajtur funksione politike në të ardhmen.
“Ne do ta lejojmë Senatin që të vendos,” tha Biden./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...