Një ekip inspektimi i OKB-së mbërriti sot në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, me një mision për të garantuar sigurinë e tij, e shmangur një katastrofë të mundshme.
Ky zhvillim vjen ndërsa përplasjet mes forcave ruse dhe ukrainase shkaktuan mbylljen e një reaktori, duke nënvizuar urgjencën e trajtimit të çështjes.
Vizita e delegacionit të ekspertëve prej 14 anëtarësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike vjen pas disa muaj negociatash për të hyrë brenda centralit bërthamor më të madh në Evropë.
Inspektorët drejtoheshin nga shefi i agjencisë Rafael Grossi.
Më vonë gjatë ditës, Grossi tha se grupi kishte mbledhur informacione të rëndësishme në impiant dhe se do të vazhdonte me vlerësimin e situatës aty.
Inspektimi pritet të vazhdojë deri të shtunën.
“Gjërat kyçe që doja të shihja, i pashë”, tha Grossi. Ai tha për personelin në Zaporizhia se pavarësisht situatës dhe rrethanave të vështira, ata po kryejnë një punë shumë profesionale.
Ndërsa ekspertët po shkonin drejt impiantit, Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për bombardim të zonës dhe përpjekje për të bllokuar vizitën.
Sulmet me artileri të rëndë shkaktuan vonesa në shkuarjen në vendngjarje të ekipit të inspektorëve.
‘Energoatom”, kompania shtetërore ukrainase për Energjinë Bërthamore tha se sulmet me mortaja ruse kishin çuar në mbylljen e një prej reaktorëve të saj prej sistemit që e mbron atë në raste urgjente, si dhe kishin dëmtuar një linjë rezervë të furnizimit me energji elektrike që përdoret për nevojat e brendshme.
Me herët ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Moska pret “paanshmëri” nga ekipi i inspektorëve të OKB-së.
“Ne po marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që impianti të jetë e të funksionojë i sigurt, në mënyrë që misioni të përmbushë të gjitha planet e tij”, shtoi ai.
Impianti i Zaporizhias ndodhet nën kontrollin e forcave ruse, por funksionimi i tij drejtohet nga inxhinierët ukrainas.
Kievi thotë se Rusia po e përdor centralin si mburojë, duke magazinuar atje armë, ndërsa Moska akuzon Ukrainën për kryejen e sulmeve të rrezikshme në zonë./voa/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...