Një ekip inspektorësh të agjencisë së OKB-së për sigurinë bërthamore pritet të mbërrijnë këtë javë në centralin ukrainas të Zaporizhjas, të kontrolluar nga rusët.
“Duhet të mbrojmë sigurinë e kompleksit më të madh atonik të Europës. Jam krenar që udhëheq këtë mision”, ka shkruar në Twitter kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi.
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara pritet të bëjnë vlerësimin e dëmeve në central, të përcaktojnë funksionalitetin e sistemeve të sigurisë, të vlerësojnë kushtet e stafit dhe të kryejnë aktivitete urgjente të sigurisë.
Shqetësimet rreth kësaj të fundit janë përshkallëzuar këto këto teksa Kievi dhe Moska shkëmbejnë akuza për me sulmet me raketa përreth centralit që gjendet në qytetin jugor ukrainas të Enerhodarit.
Sulme janë raportuar gjatë fundjavës jo vetëm në territorin e kontrolluar nga rusët ngjitur me centralin përgjatë anës së majtë të bregut të Lumit Dniepër, por edhe përgjatë anës së djathtë që kontrollohet nga Ukraina.
Agjencia bërthamore ukrainase, publikoi një hartë që parashikon se ku mund të përhapej rrezatimi nga centrali në rast të ndonjë aksidenti, duke thënë se në bazë të parashikimit të erërave, retë bërthamore mund të përhapeshin në mbarë Ukrainën jugore dhe Rusinë jugperëndimore.
Javën e kaluar, autoritetet nisën të shpërndanin ilaçe jodi për banorët që jetojnë pranë centralit të Zaporizhjas, të cilat të duhej t’i përdornin në rast ekspozimi ndaj rrezatimit./tch/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...