Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që po hetojnë origjinën e koronavirusit, kanë vizituar të dielën një treg në Vuhan, ku u raportuan rastet e para me sëmundjen COVID-19 një vit më parë.
Ekipi i OBSH-së arriti në tregun i kafshëve Huanan – që është mbyllur që prej janarit të vitit të kaluar – dhe rojet nuk lejuan persona të tjerë që të hynin, raporton AFP.
Ky hetim i OBSH-së – që u pengua nga Kina që të zhvillohej më herët – ka për qëllim që të zbulojë se si koronavirusi kaloi nga kafshët te njeriu.
Por, zyrtarët e OBSH-së, që janë në fazën e parë të hetimit, kanë minimizuar pritjet se mund të gjejnë burimin e virusit që ka vrarë mbi dy milionë persona në mbarë botën dhe ka goditur rëndë ekonominë globale.
Ekipi i OBSH-së, që të dielën arriti në tregun Huanan, po monitorohet nga afër nga autoritetet kineze.
Më herët gjatë javës, media shtetërore, Global Times në një raportim ka minimizuar pretendimet e hershme se tregu Huanan ishte epiqendra e virusit, duke pretenduar se “hetimet e bëra më vonë” kanë sugjeruar se tregu nuk ishte burimi i shpërthimit të virusit.
Fillimisht, zyrtarët kinezë kishin thënë se kafshët që shiteshin në këtë treg me gjasë janë burimi i shpërthimit të pandemisë. Por, më pas faji u është lënë kafshëve të importuara dhe Kina, pa dhënë prova, ka thënë se burimi i shpërthimit, mund të jetë diku tjetër.
Kina ka raportuar 4,636 të vdekur nga koronavirusi i ri dhe ka thënë se për shkak të veprimeve të ndërmarra, ekonomia e saj tashmë ka nisur rikuperimin nga pandemia.
Kina është kritikuar se fillimisht ka minimizuar shpërthimin e virusit dhe nuk ka dhënë informacione të plota kur rastet e para me COVID-19 u shfaqën në Wuhan në dhjetor të vitit 2019./REL/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...