Një mision nga OBSH që heton origjinën e virusit pandemik në Kinë ka thënë që ende nuk është identifikuar burimi i virusit SARS-COV-2, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 2.3 milion njerëz në gjithë botën.
Liang Wannian, një ekspert në Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, u tha reporterëve në Wuhan që ekipet e përbashkëta Kineze dhe të OBSH-së me 34 ekspert besojnë që virusi ka origjinën nga një kafshë, “por rezervuari mbetet për tu identifikuar”.
Wuhan është qyteti ku virusi u identifikua së pari, dhe Liang tha se nuk ka dëshmi që sugjeron se virusi po shpërndahej në qytet para rasteve të para zyrtare të regjistruara në dhjetor 2019, raporton Al Jazeera.
Ai gjithashtu sugjeroi që virusi mund të ishte duke qarkulluar në regjione të tjera para se të identifikohej në Kinë, transmeton arbresh.info.
Një përmbledhje e literaturës së hulumtimit që përfshinte “studime të pabotuara nga shtete të ndryshme sugjerojnë që qarkullimi i SARS-Cov-2 i paraprinë zbulimit fillestar të rasteve deri në disa javë,” tha ai.
“Disa nga mostrat e dyshuara pozitive u zbuluan edhe më herët sesa rasti i parë i raportuar. Kjo tregon mundësinë e raportimit të gabuar në rajone tjera.”
Analiza e të dhënave të sëmundjeve të frymëmarrjes të raportuara në spitalet në Wuhan dhe provincën Hubei tregojnë se “nuk ka qarkullim thelbësor të panjohur të SARS-COV-2 në Wuhan gjatë pjesës së fundit të vitit 2019,” shtoi ai.
Eksperti i OBSH, Ben Embarak, i cili ishte i vendosur në zyrën e OBSH-së në Beijing për dy vite nga 2009, mbështeti pohimin duke thënë se nuk kishte prova të “shpërthimeve të mëdha në Wuhan” më parë.
Ky është një mision i lidhur diplomatikisht, i cili u zvarrit para se të fillonte nga frika e zbardhjes, me Shtetet e Bashkuara që kërkonin një hetim të fuqishëm dhe Kina që kërkonte të mos politizohej hetimi./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...