Një ekip i dokumentarëve të Netflix pothuajse u bë karrem peshkaqeni pasi patën një takim “të tmerrshëm” gjatë xhirimeve në Hawaii.
Gjatë xhirimit të serisë së dokumentarëve klimatikë me katër pjesë “Our Planet II”, ekipi u sulmua nga peshkaqenë të cilët “u hodhën në varkë dhe hapën vrima të mëdha”, tha drejtori i dokumentarit, Toby Nowlan, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Ideja origjinale ishte të bënim një xhirim nënujor me peshkaqenë tigër që prisnin në cekëtinë në Laysan”, shpjegoi producenti i serialit Huw Cordey për Forbes në një intervistë që u publikua të mërkurën.
Laysan është një nga ishujt në Hawaii.
“Por ditën e parë që peshkaqenët tigër ishin përreth, ekuipazhi hyri në këto varka me fryrje – dhe dy peshkaqenë i sulmuan”.
Ekipi në “panik”, i cili ishte vetëm rreth 100 metra larg tokës, u detyrua të bënte me shpejtësi rrugën drejt plazhit pas sulmit.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...