Ekipet britanike të deminimit kryejnë shpërthimin e kontrolluar

22:01 | 27 Shkurt 2021
S D

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Exeter të Anglisë, e cila është shpërthyer nga ekipet e deminimit, kurse dhjetëra milja larg vendit të ngjarjes është dëgjuar shpërthimi i kontrolluar.

Në një rreze prej mbi 2 kilometra, policia ka bllokuar lagjet e banuara dhe mbi 2.600 shtëpia janë evakuar në Glenthorne.

Ishin ekipet e deminimit të ushtrisë mbretërore që kryen shpërthimin e kontrolluar. E banorët e lagjeve tjera janë paralajmëruar se mund të dëgjojnë një zhurmë të madhe.

Madje mediat angleze raportojnë se mbi dhjetë milje larg vendit të ngjarjes është dëgjuar shpërthimi. Pamjet e shpërthimit të kontrolluar janë transmetuar edhe nëpër media të Anglisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme