Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi ka deklaruar se qeveria e tij do të vazhdoje të mbajë bllokadën ndaj Katarit, duke kundërshtuar kështu përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë lidhjet diplomatike dhe të udhëtimit me Katarin në qershor, duke e akuzuar atë për mbështetjen e militantëve islamikë, transmeton portali arbresh.info
“Egjipti do të mbajë qëndrimin e vet dhe nuk do të kthehet pas mbi këtë çështje”, tha Sisi në një konferencë rinore në Aleksandri. “Qëndrueshmëria jonë dhe qëndrimi ynë është presion në vetvete”.
Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani ka bërë thirrje për dialog, por ka theksuar se çdo zgjidhje duhet të respektojë sovranitetin e Katarit. Zgjidhje me anë të dialogut kanë kërkuar edhe SHBA-të dhe Gjermania.
Katari është vizituar edhe nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili është përpjekur që të ndërmjetësojë në mosmarrëveshje.
Katër shtetet arabe kërkojnë që Katari të zvogëlojë lidhjet me armiqtë e tyre Iranin, të mbyllë një bazë ushtarake turke dhe të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera./Arbresh.info
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës