Një artefakt i lashtë egjiptian që është kontrabanduar ilegalisht jashtë vendit është kthyer pasi që u shfaq në një ankand në Londër, thonë zyrtarët.
Objekti u rigjet gjatë kërkimeve në ueb faqen e ankandit ndërkombëtar, bën të ditur ministria për antikitete në Egjipt, transmeton portali arbresh.info.
Më pas janë ndërmarrë hapa për të ndaluar shitjen dhe për të tërhequr listimin, shton më tej ministria.
Nuk është e qartë se si apo kur relikti, një kartush i Mbretit Amenhotep I, është kontrabanduar jashtë vendit.
Artikulli arkeologjik ishte ekspozuar më parë në muzeun e hapur të tempullit të lashtë të Karnakit në qytetin e Luxor, tha drejtori i përgjithshëm i ministrisë Shaaban Abdel Gawad.
Ministria e antikave ka punuar me ministrinë e jashtme egjiptiane, ambasadën e Egjiptit në Londër dhe autoritetet britanike për të rimarrë pjesën e tabletit, tha ai, duke shtuar se ambasada në Londër e kishte marrë atë në shtatorin e kaluar.
Egjipti ka shtuar përpjekjet për të ndaluar trafikimin e gjërave antike të tij në vitet e fundit./Arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë