Google ADS

Egjipti pranon të hapë kufirin për ndihmën e Gazës

22:55 | 18 Tetor 2023
E.H

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi ka pranuar të hapë vendkalimin Rafah për një pjesë të vogël të kamionëve të ngarkuar me ndihma të destinuara për Rripin e Gazës, sapo ka njoftuar Joe Biden.

Duke folur në bordin e Air Force One gjatë një vizite të papritur në kabinën e shtypit, Presidenti i SHBA-së u dha gazetarëve një përditësim rreth bisedave të tij me Presidentin Sisi, shkruan BBC transmeton Arbresh.info

Ai shpjegoi se Presidenti Sisi kishte rënë dakord të hapte vendkalimin Rafah për të lejuar deri në 20 kamionë me ndihmë humanitare në Gaza.

Biden tha: “Nëse Hamasi i konfiskon ose nuk e lë të kalojë … atëherë do të marrë fund.”

“Përfundimi është se Sisi meriton shumë merita.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme