Pas përfundimit të vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Izrael, Egjipti ka pranuar të hapë kalimin Rafah në kufirin e tij me Gazën për të lejuar deri në 20 kamionë ndihma në ditë. Biden ka thënë se dorëzimi i ndihmës mund të fillojë të arrijë nga e premtja.
Ende nuk dihet nëse do të lejohen njerëzit të largohen nga Gaza përmes kalimit Rafah. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se do të mundësohet dalja e tyre së shpejti, por pa dhënë detaje. Rafah është tani e vetmja pikë kalimi për ndihma humanitare, pasi Izraeli mbylli pikat e tjera kufitare në Rripin e Gazës. Rusia do të dërgojë 27 tonë ndihma humanitare, kryesisht furnizime ushqimore, për njerëzit në Rripin e Gazës. Një aeroplan me produkte ushqimore dhe jo vetëm, pritet të mbërrijë në veri të Sinait, rreth 50 km nga vendkalimi Egjipt-Gaza Rafah.
Qeveria e Venezuelës do të dërgojë 30 ton ndihma për Gazën. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, bëri thirrje për krijimin e një korridori humanitar për të ndihmuar popullsinë vendase.
Shefi i OKB-së për Ndihma Humanitare, Martin Griffiths, ka deklaruar se Gaza ka nevoj 100 kamionë me ndihma në ditë. Ai shtoi se ky do të duhej të ishte programi i ndihmave për Gazën madje edhe para se të niste lufta dy javë më parë.
Situata në Gaza mbetet kritike. Pamjet me dron mbi qytetin e Gazës tregojnë njerëz që kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave dhe pluhurit të ndërtesave të shkatërruara. Autoritetet shëndetësore në Gaza ka bërë të ditur se numri i të vdekurve në Gaza ka kaluar 3,000 njerëz ndërsa rreth 600 fëmijë mbeten nën rrënoja.
Më shumë se 40 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra u plagosën mëngjesin e së enjtes ndërsa avionët luftarakë izraelitë vazhdojnë të godasin Rripin e Gazës në ditën e 13 të luftimeve të ashpra. Nëntë persona, përfshirë shtatë fëmijë, u vranë kur avionët goditën një shtëpi në Khan Younis, në jug të qytetit të Gazës.
Për shumë banorë jeta e tyre tanimë ka mbaruar.
“Të gjitha shtëpitë janë shkatërruar mes tyre edhe e imja. Më vranë vajzën, shikoni këta fëmijë, janë plagosur si unë, na kanë nxjerrë nga rrënojat, si mendoni ju kanë faj këta? Jetojmë të poshtëruar në çadra. Nuk kemi ujë as ushqim as gjë.”
“Ne duam siguri, ne jemi civilë, shikoni ku po jetojmë. Do vdesim e kemi të sigurtë këtë sepse çdo orë toka dridhet nga bombardimet. Ata kanë vendosur të na shfarosin. As të ardhme nuk kemi jeta e këtyre fëmijëve të pafajshëm u shkatërrua, na kanë vënë në shënjestër dhe na kanë shpërngulur nga një vend në tjetrin.”
Ushtria izraelite ka goditur qindra objekte në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke synuar infrastrukturën e Hamasit. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se kanë vrarë anëtarë të lartë të organizatave terroriste. Duke qenë se fushata e saj ajrore nuk tregon asnjë shenjë përfundimi, Izraeli ka deklaruar se vendet e lëshimit të raketave tunelet dhe selitë e terroristëve janë shkatërruar.
Ndërkaq tanket dhe trupat izraelite janë vendosur sërish përgjatë kufirit me Libanin teksa luftimet në kufi vijojnë. Dhuna është përshkallëzuar në kufirin libanez pasi pesë luftëtarë të grupit Hezbollah të armatosur rëndë të Libanit mbetën të vrarë gjatë operacioneve kundër Izraelit./Klan News
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...