Egjipti ka mbajtur sot një ceremoni ushtarake për varrimin e ish-presidentit të saj me mandatin më afatgjatë, Hosni Mubarak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror egjiptian transmetoi ngjarjen, përfshirë edhe faljen e namazit të xhenazes që u mbajt në lindje të Kajros, ku morën pjesë anëtarë të familjes dhe ish-zyrtarë të regjimit të Mubarakut.
Presidenti aktual, Abdel-Fattah al-Sisi ishte gjithashtu i pranishëm, si dhe zyrtarë të lartë përfshirë kryeministrin Mostafa Madbouly, kreun e kishës kopte Tawadros II dhe imamin e xhamisë Al-Az’har, Ahmed el-Tayeb.
Presidenca e Egjiptit përmes një kumtese ka njoftuar për një periudhë treditore të zisë kombëtare që filloi sot.
Trupi i Mubarakut do të transferohet me helikopter për varrosje në varrezat e familjes së tij në lindje të Kajros.
Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të ulin flamurin në gjysmë shtizë për një ditë të zie për vdekjen e Mubarakut.
Mubarak ishte president i Egjiptit për pothuajse 30 vjet, para se të rrëzohej në vitin 2011 në një kryengritje 18-ditore. Rreth 841 protestues u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën gjatë kryengritjes. Ai vdiq dje në moshën 91 vjeçare.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...