Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit ka bërë të ditur se në vend janë raportuar 12 raste të reja të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton e përditshmja egjiptiane “Akhbar el-Yom”, pacientët kanë qenë në bordin e një anijeje të Nilit që ishte drejtuar në veri nga qyteti jugor Aswan drejt qytetit Luxor.
Një zyrtar i ministrisë tha se një turist nga Tajvani, i cili ishte i anije, ishte i infektuar me koronavirusin e ri, me të cilin 12 nga 14 personat në bord kishin kontraktuar virusin.
Egjipti dje konfirmoi rastin e tretë të koronavirusit mes shpërthimit global të sëmundjes.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri global i vdekjeve është afër 3.500, me mbi 95 mijë raste të tjera të konfirmuara me koronavirus.
OBSH, e cila shpalli shpërthimin si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...