Egjipti ekzekutoi sot me varje 15 militantë islamikë të shpallur fajtorë për një sulm vdekjeprurës ndaj një poste ushtarake në gadishullin e Sinait në vitin 2013.
Ekzekutimet e sotme, të kryera njëkohësisht në dy burgje në veri të Kajros, janë më të mëdhatë në Egjipt, pas varjes së gjashtë xhihadistëve në vitin 2015.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka urdhëruar ushtrinë të rritë përpjekjet për të shtypur militantët e Shtetit Islamik pas masakrës në një xhami të Sinait muajin e kaluar, ku gjetën vdekjen më shumë se 300 vetë.
Gjatë disa vitesh vradhazi, forcat islamike në Sinai kanë vrarë qindra policë, ushtarë dhe civilë në rajon./VoA/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi