Google ADS

Egjipti do t’i dorëzojë Hamasit propozimin e rishikuar për armëpushimin

22:42 | 23 Gusht 2024
A B

Ekipi negociator izraelit që u kthye në Tel Aviv i përshkroi bisedimet në Kajro mbi propozimin e armëpushimit si konstruktive, sipas Radios së Ushtrisë Izraelite (Army Radio).

I njëjti burim, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se të shtunën se Egjipti do t’i dorëzojë Hamasit për shqyrtim tekstin e rishikuar të marrëveshjes për armëpushimin në Gaza.

Sipas Army Radio, në negociatat që zgjatën gjatë gjithë natës, u arrit përparim në mbylljen e boshllëqeve që ekzistonin me Egjiptin dhe që lidheshin me pikën kufitare Rafah, por edhe me korridorin “Philadelphia”, në kufirin e Egjiptit me Rripin e Gazës.

Kalimi Rafah, kritik për dërgimin e ndihmave humanitare në enklavën palestineze, është mbyllur që kur Izraeli pushtoi anën palestineze të kufirit Gaza-Egjipt në maj.

Sipas burimit të Radios së Ushtrisë, Egjipti thuhet se po miraton pasazhet e ndryshuara të projekt-marrëveshjes për transitin e ndihmës, si dhe rregullimet për korridorin “Philadelphia”.

Kajro kishte refuzuar të pranonte propozimin e SHBA-së për një marrëveshje armëpushimi, siç ishte formuluar në Doha të Katarit javën e kaluar, dhe t’ia paraqiste atë palës palestineze./abcnews/

Të ngjashme