Forcat ajrore dhe detare të Egjiptit dhe Francës filluan një stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamir Rifai, në një deklaratë me shkrim njoftoi se Forcat e armatosura të Egjiptit dhe Francës filluan në Mesdhe një stërvitje të përbashkët ajrore dhe detare të emërtuar “Ramses 1”.
Rifai ka bërë të ditur se stërvitja ka nisur në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut ku krahas anijes franceze për helikopterë “Charles de Gaulle” dhe anijeve luftarake kanë marrë pjesë edhe avionët prodhim francez “Rafale”.
Në deklaratë njoftohet se edhe Egjipti në stërvitje do të përfshijë fregatat, raketahedhësit dhe avionët luftarakë F-16.
Në kuadrin e aktiviteteve stërvitore synohet transferimi i përvojave, mbrojtja e rajoneve strategjike, mbrojtja nga sulmet ajrore dhe bashkëpunimi ndërmjet njësive ushtarake të të dy vendeve.
Franca, furnizuesja e 3-të e Egjiptit për armë
Qeveria egjiptiane që nga viti 2014 kur presidenti Abdulfettah es-Sisi erdhi në detyrë e deri më sot ka preferuar blerjen e shumë armatimeve nga Franca e cila është e treta pas SHBA-ve dhe Rusisë.
Egjipti dhe Franca në vitin 2015 nënshkruan në Kajro marrëveshjen për blerjen e avionit luftarak të tipit “Rafale”. Blerja nga Egjipti e avionëve “Rafale” që cilësohen si avionët e pashitur të Francës qëndroi për një kohë të gjatë në rendin e ditës dhe u komentua në mënyra të ndryshme.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...