Google ADS

Egjipt, rihapen xhamitë pas 3 muajsh

11:53 | 28 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Pas një mbylljeje prej 3 muajsh për shkak të pandemisë Covid-19, xhamitë në Egjipt u rihapën të shtunën e 27 qershorit.

Ministria kërkoi nga çdo xhami të shpërndajë maska midis adhuruesve, dhe dera e xhamisë duhet të mbyllet pasi të plotësohet një numër i caktuar personash.

Përveç kësaj, një distancë prej 1.5 metrash duhet të zbatohet brenda xhamive në të gjithë vendin.

Sipas rregullave të përcaktuara nga ministria, xhamia duhet të hapet 10 minuta para ezanit dhe të mbyllet 10 minuta më pas.

Shteti më i populluar në Gadishullin Arabik, me rreth 100 milionë banorë, ka raportuar 62,755 të infektuar dhe 2,620 vdekje deri më tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme