Google ADS

Egjipt, parlamenti autorizon ushtrinë të ndërhyjë në Libi

22:46 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Në një votim sekret të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit Ali Abdel Aal, parlamenti autorizoi presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, që “të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit”.

Me një veprim që me gjasë do të përkeqësojë tensionet në Afrikën e Veriut, Parlamenti i Egjiptit miratoi sot një propozim që autorizon ndërhyrjen ushtarake në Libinë fqinje.

Në një votim sekret të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit Ali Abdel Aal, parlamenti autorizoi presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, që “të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit”, njoftoi e përditshmja Al Gomhuria.

Vendimi vjen një javë pasi parlamenti i Tobrukut të Libisë, i lidhur me kryekomandantin Khalifa Haftar, i dha leje Egjiptit për të ndërhyrë ushtarakisht në Libi, nën pretekstin e “mbrojtjes së sigurisë kombëtare” të të dy vendeve.

Muajin e kaluar al-Sisi kërcënoi me ndërhyrje ushtarake në lidhje me qytetet Sirte dhe Jufra, duke i cilësuar ata një “vijë të kuqe”.

Që nga prilli i vitit 2019, forcat e paligjshme të Haftarit nisën sulme mbi kryeqytetin Tripoli dhe pjesët tjera të Libisë veriperëndimore, duke rezultuar në më shumë se 1.000 vdekje, përfshirë gra dhe fëmijë.

Megjithatë, në muajt e fundit Ushtria Libiane ka bërë përparime të theksuara, duke larguar forcat e Haftarit nga Tripoli dhe qyteti strategjik Tarhuna.

Haftar është mbështetur ndërkombëtarisht nga Rusia, Franca, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme