Zyrtarë të Egjiptit thanë se së paku 26 vetë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi në një autobus, ku gjendeshin pjesëtarë të komunitetit kopt të krishterë.
Guvernatori i provincës Minya në Egjipt, Essam al-Bedaiwy, tha se persona të armatosur e kishin sulmuar sot autobusin, derisa në të ndodheshin njerëzit që shkonin në një manastir, afro 200 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro.
Personat e armatosur u afruan me tre automobila, e kryen sulmin dhe u larguan, ka njoftuar Ministria e brendshme e Egjiptit.
Zëdhënësi i Minsitrisë së shëndetësisë, Khaled Megahed, tha se 26 vetë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur.
Në dhjetor të vitit të kaluar dhe në prill të këtij viti, nga sulmet vetëvrasëse të grupit ekstremist, Shteti Islamik, janë vrarë dhjetëra koptë të krishterë, në tri sulme kundër kishave.
Shteti Islamik ishte kërcënuar se do të ndërmerrte më tepër sulme kundër koptëve të krishterë.
Ky komunitet e përbënë 10% të popullatës së Egjiptit, me shumicë myslimane, prej 92 milionë banorëve.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...