Google ADS

Egjipt, gjakderdhje në gadishullin e Sinait; rreth 50 të vrarë

21:21 | 7 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Ushtria egjiptiane ka vrarë në një aksion të sajin rreth 40 terroristë islamikë, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit kamikaz që u mori jetën 10 efektivëve dhe plagosi 16 të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtria egjiptiane përmes një njoftimi për shtyp. Efektivët ushtarakë mbetën të vrarë e të lënduar nga një autobombë që shpërtheu në një postobllok në gadishullin e Sinait, shpesh herë i kthyer në skenë atentatesh nga dega egjiptiane e Shtetit Islamik.

Gjatë reagimit të saj, ushtria egjiptiane ka sulmuar dy baza të terroristëve në jug të lokalitetit Rafah, ku janë shkatërruar edhe 6 automjete të përdorura nga militantët.

Edhe pse bilanci më i rëndë i terroristëve të vrarë në një ditë të vetme llogaritet ai i marsit të vitit të kaluar, me 60 të vrarë, shifra e fundit me 40 është gjithësesi e lartë, pavarësisht se gjakderdhja ka përfshirë gadishullin që prej vitit 2013.

Shifrat në përgjithësi janë paraprake, pasi të detajuara nuk jepen kurë nga ushtria dhe rrallë herë publikohen në media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme