Burime opozitare njoftojnë se të paktën 20 figura opozitare dhe akademikë janë arrestuar në Egjipt si pjesë e masave më të gjera ndaj disidentëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Vargu i arrestimeve ndodh para protestave të planifikuara për të premten kundër presidentit të Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi, i cili erdhi në pushtet në vitin 2014 pas një grushti shteti me të cilin u rrëzua nga pushteti presidenti i parë i vendit i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi. Morsi ndërroi jetë më herët gjatë vitit gjatë seancës gjyqësore, pasi kaloi disa vite në paraburgim.
Javën e kaluar, qindra qytetarë të Egjiptit dolën në rrugë për të protestuar kundër vështirësive ekonomike për shkak të masave të vazhdueshme shtrënguese.
Nour Farhat, profesor i juridikut, në një postim në rrjetet sociale tha se mbrëmjen e së martës akademiku Hazim Housni ishte arrestuar dhe se akoma nuk dihej vendndodhja e tij.
Farhat kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm, si dhe mundësimin e avokatëve.
Partia Istiklal, që po mbështet protestat antiqeveritare, në një njoftim me shkrim tha se 20 anëtarë të lartë të partisë janë arrestuar, duke përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm Magdy Qorqor.
Figura të tjera opozitare gjithashtu konfirmuan arrestimet.
Hamza Zouba, një lider i Vëllazërisë Myslimane, tha se Hasan Nafaa gjithashtu është arrestuar. Nafaa merrte pjesë në protestat e “Pranverës Arabe” kundër Hosni Mubarakut, i cili kishte qeverisur me vendin për pothuajse tre dekada.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...