Të paktën 8 persona janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në qytetin e Aleksandrisë në veri të Egjiptit.
Administrata hekurudhore egjiptiane njoftoi se një tren pasagjerësh në qytetin e Aleksandrisë është përplasur me një lokomotivë.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 8 pasagjerë të cilët janë transferuar në spitale.
Gjithashtu edhe mbrëmë në afërsi të qytetit Helwan në jug të Kajros, ndodhi një aksident tjetër hekurudhor ku humbën jetën 2 persona ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.
Në aksidentin hekurudhor më 26 mars në qytetin jugor egjiptian Sohag humbën jetën 32 persona./aa/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...