Egjipt: 30 të dënuar me vdekje pë vrasjen e prokurorit

14:12 | 17 Qershor 2017
Arbresh.info

Një gjykatë në Kajro të Egjiptit ka shqiptuar dënimin me vdekje për 30 persona të dënuar për përfshirje në vrasjen e prokurorit të lartë të Egjiptit.

Hisham Barakat u vra në një sulm me bombë në qershor të 2015. Ai ishte zyrtari më i lartë shtetërorë që u vra nga militantët në vitet e fundit. Barakat kishtë dërguar mijëra islamistë në gjyq që nga përmbysja e qeverisë së mbështetur nga “Vëllazëria Myslimane e Egjiptit” në vitin 2013.

Qindra islamistë u dënuan me vdekje ose me burgim të përjetshëm, si pjesë e një goditjeje ndaj mbështetësve të grupit të ndaluar. Egjipti fajëson militantët e Hamasit të Vëllazërisë për vrasjen e Barakat, edhe pse të dy grupet kanë mohuar se janë të përfshirë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme