Ka nisur të zbatohet në të paktën 6 shtete amerikane urdhëri i presidentit Donald Trump për arrestimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.
Sikurse raportojnë vetë mediat amerikane, vala e operacioneve të nisura nga agjencitë federale për emigracionin dhe sigurinë e kufijve ka çuar në arrestimin e qindra personave vetëm në javën e fundit.
Qëllimi i gjithë kësaj fushate është t’ua “mbledhë” rreth 11 milionë emigrantëve ilegalë që numërohen në Shtetet e Bashkuara, fillimisht duke i arrestuar e më pas duke i riatdhesuar.
Në fokus janë emigrantët me precedentë penalë, por raportohet që operacionet të kenë goditur edhe persona pa precedentë, transmeton T.CH.
Një aspekt ky që do të bënte diferencën mes këtij aksioni dhe atyre të ndërmarrë nga administrata e mëparshme e presidentit Barack Obama.
Qytetet më të prekura nga këto masa të rrepta janë Atlanta, Çikago, Nju Jorku, Los Anxheles, si dhe disa zona të Karolinës së Jugut dhe asaj të Veriut.
Por aktivistët pro-emigrantëve deklarojnë se arrestime në dy ditët e fundit ka patur edhe në Florida, Kansas, Teksas dhe Virxhinian e Veriut.
Trump ka premtuar se do të riatdhesojë të paktën 3 milionë emigrantë ilegalë që janë përgjegjës për krime dhe për këtë ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë së Brendshme që të hartojë listën e këtyre personave.
Por, nën lupë do të kalojnë edhe ata të akuzuar për krime të vogla, ose thjesht të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale ose ilegale.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi