Edhe pse një sasi e madhe e ujit në lumin Zambezi zakonisht zvogëlohet gjatë muajve të verës, ekspertët kanë paralajmëruar se këtë vit ka ardhur deri te rënia e paparë e nivelit të ujit.
Afrika e Jugut është goditur nga efektet më të këqija të ngrohjes globale. Çezmat e shtëpive prej kohësh kanë mbetur pa ujë, kurse mbi 45 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente për shkak të mungesës së ushqimit nga thatësia e madhe që ka goditur këtë vend, transmeton Telegrafi.
Zimbabveja dhe Zambia janë goditur rëndë nga reduktimet e rrymës, pasi prodhimi i saj varet ekskluzivisht nga hidrocentralet Karriba që gjenden në lumin Zambezi më saktësisht në ujëvarat Victoria.
Kilometrat e këtij fenomeni natyror, që ka qenë burim jete për botën bimore, shtazore etj… tani nuk janë asgjë tjetër përpos gurë. Në pjesët tjera të lumit ka aq pak ujë sa që nuk mund të shërbej pothuajse për asgjë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ABC/status/1203419187907088387
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...