Vaksina anti-covid do t’ju ndihmojë të mbroheni nga virusi. Pas vaksinimit, mund të keni disa efekte anësore, të cilat janë shenja normale që tregojnë se trupi po krijon mbrojtje. Këto efekte anësore mund të zgjasin për pak ditë duke ju penguar të bëni aktivitetet e përditshme. Disa të tjerë mund të mos kenë asnjë efekt anësor.
Disa efekte anësore të zakonshme që mund të përjetoni tek krahu në të cilin keni bërë vaksinën janë dhimbje, skuqje, ënjtje, ndërsa në pjesën tjetër të trupit mund të keni lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, temperaturë, ethe, të përziera.
Disa këshilla për të lehtësuar efektet anësore:
Në fillim bisedoni me mjekun tuaj për marrjen e ilaçeve pa recetë, të tilla si ibuprofen, aspirinë për çdo dhimbje dhe shqetësim që mund të përjetoni pasi të vaksinoheni.
Nëse ndjeni dhimbje krahu, vendosni një pecetë të pastër, të freskët dhe të lagur mbi pjesën ku keni bërë vaksinën dhe ushtroni presion mbi krahun. Që të mos keni rritje të temperaturës së trupit, pini shumë lëngje dhe vishuni lehtë.
Efektet anësore pas vaksinimit të dytë mund të jenë më intensive se sa ato që kishit pas atij të parit, gjithsesi në çdo rast këto efekte anësore janë shenja normale që trupi juaj po përjeton.
Nëse skuqja e pjesës së krahut ku keni bërë vaksinën nuk zbehet apo nuk qetësohet pas 24 orësh dhe nëse vini re se shenjat po bëhen shqetësuese dhe vazhdojnë për shumë kohë, e mira do ishte të kontaktonit me mjekun e familjes.
Kini parasysh:
Efektet anësore mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të bërë aktivitete të përditshme, por ato do të zhduken për disa ditë.
Duhet kohë që trupi juaj të krijojë mbrojtje pas çdo vaksinimi.
Rama takon komisioneren Kos: Mbështetëse e fortë e anëtarësi...
Medvedev i kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjener...
Kurti në hapjen e fabrikës së re të prodhimit të tubave meta...
Rovena-Vullnetit: Ti je një person shumë egoist e arrogant
Aguero zbulon transferimin që Man City do ta realizojë në ja...
Rafuna: Viti 2024 pritet që të përmbyllet me rritje ekonomik...