Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë, ku një edukatore ka mbytur me jastëk një vajzë 1-vjeçare.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës, ndërkaq policia ka arrestuar për vrasje edukatoren Irina Sukhanova, 51-vjeç.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur edukatorja i vendosë jastëkun në fytyrë, para se të tentonte ta vinte në gjumë.
Ndër të tjera mësohet se kjo vogëlushe është mbytur nga të vjellat e saj, sepse fytyrën e kishte të mbuluar me jastëk.
E në vend se t’i telefononte menjëherë autoambulancës, Sukhanova akuzohet se ka tentuar të fshinte pamjet e kamerave të sigurisë.
Gjatë seancës gjyqësor, Sukhanova ka mohuar akuzat e prindërve se kishte mbytur vajzën e tyre të vogël duke bërtitur në sallë “nuk e kam mbytur fëmijën tuaj”./sharri/
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit