Edukata seksuale do të bëhet lëndë e detyrueshme në të gjitha shkollat në Angli, ka konfirmuar Sekretarja e Edukimit, Justine Greening.
Të gjithë fëmijët, duke filluar nga mosha katër vjeçare do të mësohen për marrëdhënie të sigurta dhe të shëndetshme dhe nxënësve të shkollave të mesme do t’u jepen mësime në përputhje me moshën për marrëdhëniet seksuale, transmeton arbresh.info.
Kjo lëvizje vjen pas kampanjës disa muajshe të anëtarëve të parlamentit dhe grupeve bamirëse të cilët suksesshëm prezantuan se kurrikula aktuale është e vjetër dhe nuk reflekton rreziqet që të rinjtë përballen.
Deri më tani, shkollat që nuk janë nën kontrollin e autoriteteve lokale nuk kanë qenë të detyruar për të përfshirë seksin dhe marrëdhëniet në mësimdhënien e tyre, dhe ato që janë, përfshijnë vetëm biologjinë./Arbresh.info
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe