Google ADS

Edi Rama tregon se çfarë biseduan me Bidenin në Madrid, zbulon edhe organizimin e përbashkët Shqipëri-SHBA

22:30 | 29 Qershor 2022
KRG

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në kuadër të Samitit të NATO’s që është mbajtur në Madrid të Spanjës.

Në një video që e publikoi gjatë ditës nga samiti, Rama u pa duke biseduar me Bidenin dy herë.

Përmes një postimi në Tëitter, ai ka zbuluar për çfarë biseduan. Rama ka thënë se ka dëgjuar nga Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO.

Sipas Ramës, Biden ka shprehur edhe dëshirë për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.

“Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme