Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar një letër ngushëllimi presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për vrasjen e tre anëtarëve të shërbimit amerikan dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve gjatë një sulmi me dron në Jordani.
Rama përmes telegramit u shpreh se reshteri William Rivers, specialistin Kennedy Sanders dhe specialistja Breonna Moffett, ishin tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, përcjell Arbresh.info
“Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri”, ka shkruar Rama.
Telegrami i plotë:
I nderuari President Biden,
I dashur Joe
Tiranë, më 01 shkurt 2024
Në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për reshterin William Rivers, specialistin Kennedy Sanders dhe specialisten Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri.
Shkëlqesia e tij Joseph R. Biden Jr.
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Shtëpia e Bardhë
Washington DC.
Sinqerisht
Edi Rama
— Edi Rama (@ediramaal) February 1, 2024
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...