Po vazhdojnë kërkimet nën rrëznojat e spitalit indonezian pas tërmetit në ishullin e Sulawesi, ku mbetën të paktën 34 të vdekur.
Tërmeti i magnitudës 6.2 të premten vjen vetëm disa orë pas dridhjeve të vogla të mëhershme, transmeton portali arbresh.info
Qindra njerëz u plagosën dhe mijëra u zhvendosën nga tërmeti.
Indonezia ka një histori të tërmeteve shkatërruese dhe tsunamit me më shumë se 2,000 të vrarë në një tërmet në Sulawesi 2018.
Tetë persona vdiqën kur Spitali pesë katësh Mitra Manakarra në Mamuju u shemb pjesërisht, thanë zyrtarët. Rreth 60 njerëz u evakuuan në mënyrë të sigurt nga spitali.
Zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve do të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. Ekipet e shpëtimit janë penguar nga ndërprerjet e energjisë dhe mungesa e një sinjali telefonik./arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit