Google ADS

Edhe sot populli i Ukrainës zgjohet me tingullin e sirenave të sulmit

07:23 | 25 Shkurt 2022
S D

Ndërsa zbardh agimi në kryeqytetin ukrainas të Kievit, sirenat e sulmit ajror po tingëllojnë në të gjithë kryeqytetin, transmeton arbresh.info.

Më herët, banorët raportuan se u zgjuan nga zhurmat e shpërthimeve, ndërsa u raportua se Rusia kishte nisur një seri sulmesh me raketa në qytetin me pak më pak se 3 milionë banorë, raporton the guardian.

Shumë civilë kërkuan siguri në strehimoret e bombave dhe stacionet e metrosë, ndërsa raportohet se tanket ruse po i afroheshin qytetit nga të gjitha anët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme