Shtetet e Bashkuara do të izolohen në qëndrimin e tyre sa i përket marrëveshjes së Parisit mbi klimën, pasi thuhet se edhe Siria do t’i bashkohet marrëveshjes.
Marrëveshja e Parisit bashkon kombet e botës në trajtimin e ndryshimeve klimatike, transmeton portali arbresh.info
Siria e Nikaragua ishin të vetmet shtete jashtë marrëveshjes kur u arrit më 2015. Nikaragua nënshkroi në muajin tetor.
Në qershor Shtetet e Bashkuara thanë se do të tërhiqeshin, por rregullat e marrëveshjes pohojnë se kjo nuk mund të bëhet deri në vitin 2020.
Zyrtarët sirianë në bisedimet e klimës në Bonn të Gjermanisë, u cituan duke u thënë delegatëve të 196 vendeve pjesëmarrëse se vendi ishte gati të dërgonte dokumentet e ratifikimit OKB-së.
Marrëveshja do të nënshkruhet “sa më shpejt që të jetë e mundur”, citoi AP një delegacion sirian të thoshte./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...