Prishja e shumë statujave me emra të kolonialistëve në Evropë dhe SHBA pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd nga policia në SHBA është reflektuar edhe në Senegal i cili ka qëndruar për 400 vite nën qeverisje koloniale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Popullata në qytetin Saint Louis në veri të Senegalit i cili ka qenë kryeqytet në qeverisjen koloniale franceze, kërkon heqjen e statujës së guvernatorit kolonial Louis Faidherbe nga qendra e qytetit.
Populli kërkon ndryshimin e emrit edhe të urës Faidherbe dhe në vend të saj vendosjen e emrit të gazetarit dhe komedianit Alioune Badara Diagne që është me origjinë nga Saint Louis i cili ndërroi jetë në muajin prill.
Cheikh Diakite, një nga historianët e rëndësishëm në vend në një deklaratë për median kombëtare tha se “Do të jenë një burim turpi për Senegalin përsa kohë që statuja dhe emri i Louis Faidherbe qëndron në qytetin Saint Louis”.
Gjithashtu Diakite theksoi se duhet të zgjidhen mirë simbolet dhe referencat që do t’u lihen brezave të ardhshëm të vendit.
Protestuesit kundër racizmit në qytetin portual Bristol në perëndim të Britanisë së Madhe, duke tërhequr me litar rrëzuan dhe e hodhën në det statujën e tregtarit të skllevërve Edward Colston (1636-1721).
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...