Tre raketa u nisën nga Siria drejt territorit të Izraelit, tha ushtria izraelite të premten.
Dy nga raketat ranë në një zonë të hapur në lartësitë jugore të Golanit, ndërsa një tjetër ra në territorin sirian.
“Tre raketa sapo u lëshuan nga Siria në drejtim të Izraelit, 1 prej të cilave ra në Siri”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Izraelit.
Sulmi nga ajri vjen në një kohë kur raketat që Izraeli hodhi ndaj vendit fqinjë të Sirisë, Libanit, ku u vra një anëtar i grupit të Hezbollahut.
BREAKING: 3 rockets were just fired from Syria toward Israel, 1 of which fell in Syria. pic.twitter.com/WrwhjVfOy4
— Israel Defense Forces (@IDF) May 14, 2021
Kjo e fundit njoftoi se 21 vjeçari, Mohammed Tahhan, i cili u vra nga të shtënat me armë përgjatë kufirit libanezo-izraelit ishte një luftëtar i grupit. Të rinjtë palestinez dhe libanezë protestuan ndaj sulmeve izraelite kundër palestinezëve. Disa shkelën gardhin, kaluan në Izrael, duke shkaktuar të shtënat.
Zyrtarisht nuk ka ende një konfirmim që dy ngjarjet janë të lidhur me njëra-tjetrën. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...