Geert Wilders tha se populizmi i krahut të djathtë do të vazhdojnë të kërcënojë politikën e Evropës, edhe nëse ai, Marine Le Pen dhe të tjerët humbasin zgjedhjet.
“Kryengritja e populizmit është pjesë e pandashme e revulocionit në Evropë dhe kjo është duke ndodhur për fajin e BE-së”, ka thënë ai, transmeton portali arbresh.info.
Lideri anti-Bruksel ka vënë në pikëpyetje politikat e BE-së, duke fajësuar atë për dështimin e trajtimit të nacionalizmit në rritje dhe për rritjen e një lloji tjetër të të bërit politikë.
“Ditët e vjetëra të Perandorisë Romake, në të cilat është edhe Bashkimi Evropian, janë afër fundit”, ka thënë ai.
“Ata e dinë këtë, prandaj edhe janë munduar të zgjerojnë atë gjatë viteve të fundit, por ky proces është i pakthyeshëm”, ka shtuar ai.
Sondazhet e fundit e nxjerrin liderin anti-Islam që ka vetëm 19% mbështetje, që konsiderohet mbështetje e mjaftueshme për të fituar të paktën 31 vende në Parlament./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?