Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA),Republika Çeke dhe Sllovenia, janë tre shtetet e reja të botës, ku janë shfaqur raste me lijën e majmunëve.
Këto tre shtete iu janë bashkuar edhe 18 vendeve tjera të botës. Ky numër pritet të rritet edhe më tej, por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.
Shpërthime të virusit janë gjetur në Evropë, Australi dhe Amerikë. Simptomat shpesh shfaqin ethe dhe skuqje, por infeksioni është zakonisht i butë.
Prejardhjen virusi e ka nga Afrika, deri tani jashtë saj janë konfirmuar 237 raste me lijën e majmunëve.
Gjermania thotë se ka porositur deri në 40,000 doza të vaksinës Imvanex , e përdorur për trajtimin e lisë, por edhe efektive kundër lisë së majmunëve, që të jenë gati në rast se shpërthimi përkeqësohet.
Kushdo që është vaksinuar tashmë me një vaksinë kundër lisë vite më parë si pjesë e një përpjekjeje globale për të çrrënjosur sëmundjen duhet të ketë imunitetin ekzistues, thanë zyrtarët gjermanë të shëndetësisë, shkruan BBC./arbresh.info
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...