Edhe në Kroaci një person infektohet me coronavirus, pacienti kishte qenë në Milano

13:16 | 25 Shkurt 2020
arbresh.info

Është konfirmuar se në Kroaci një person është infektuar me coronavirus.

Bëhet fjalë për një djalë të ri që gjendet në klinikën për sëmundje infektive në Zagreb.

Lajmin për të infektuar me coronavirus e ka konfirmuar kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, pas një takimi që mbajti me kabinetin e tij lidhur me coronavirusin.

Sipas tij, pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se presin rezultate tjera që tregojnë se në çfarë shkalle ka depërtuar virusi.

“Sot rreth orës 11:30 kemi marrë rezultatet e shtetasit kroat që ka qëndruar në Milano”, ka shtuar ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme