Arabia Saudite, shtet e cila funkësionon sipas “Sheriatit islam” ka festuar natën e Halloween-it.
Drita dhe dekorime të çuditshme kanë mbuluar shumë qendra tregtare dhe poashtu edhe shtëpitë në mbretëri.
Ryan Davidson, një shtetas amerikan, kaloi një pjesë të së enjtes duke blerë një kostum ujku në Riad për një festë të Halloween në fundjavë.
“Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar që Halloween këtu të ishte një gjë kaq e madhe sa është në SHBA… Jam shumë i emocionuar për këtë fundjavë.”- ka thënë Ryan Davidson, raporton arbresh.info.
Sipas “Thenationalnews”, kjo gjë nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Shumë shtetas të huaj të cilët jetojnë në shtetet arabe kanë thënë së Halloween dhe Krishtlindjen dikur janë festuar në heshtje derisa Princi Mohammed Bin Salam ka vendosur që këto festa të lejohen të manifestohen edhe në Botën Arabe.
Fahad Alzowaid, një menaxher dyqani në dyqanin e dekorimit dhe kostumeve Party Experts në Riad, tha se po kënaqej duke parë lumturinë që festa u solli njerëzve.
“Të gjithë po blejnë grim, kostume dhe rekuizita për ta festuar atë,” tha ai.
Ndërsa Qendrat tregtare në mbarë mbretërinë Saudite po shesin kostume dhe dekorime të ndryshme për festën e Halloween-it, nuk është duke u konsideruar më si çështje e ndaluar.
Më herët, populli i mbretërive, gjatë festave të fund vitit apo edhe në festa të tjera, kanë udhëtuar jashtë vendit të tyre për të shijuar harmoninë e festave të ndryshme.
/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...