Imazhet e liderëve botërore, në ditën e parë të samitit të OKB-së për ndryshimet klimatike kanë shqetësuar mediat sociale, pasi më shumë se një udhëheqës e ka zënë gjumi gjatë samitit.
Joe i fjetur”, siç e ka quajtur Donald Trump, mbylli sytë dhe dremiti në karrige për të paktën 22 sekonda derisa njëri nga ndihmësit u afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“Biden shkon në Europë për të thënë se ngrohja globale është prioriteti i tij numër një, dhe e zë gjumi, aty në mes të konferencës, ku e sheh e gjithë bota. Asnjeri që ka entuziazmin dhe beson në një qëllim të caktuar, nuk mund të bjerë në gjumë”, ka shkruar Trump.
Por përveç Joe Biden edhe kryeministrin britanik e ka zënë gjumi. I ulur pranë Sir David Attenborough dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, kryeministri britanik shihet që gjatë gjithë kohës me sy të mbyllur dhe pa maskë.
Konferenca COP26 ne Glasgow u përshkrua si shpresa e fundit për veprime serioze kundër ndryshimeve klimatike. /arbresh.info/
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...