Uragani Irma ka goditur me gjithë fuqinë e tij duke sjellë shkatërrim në gjithë territorin e Karaibeve, duke i shndërruar ishujt në rrënoja dhe duke lënë të paktën shtatë persona të vrarë.
Ishulli i vogël i Barbudës thuhet të jetë “mezi i banueshëm” ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se territori francez i Shën Martinit është pothuajse i shkatërruar.
Me shkallën e lartë të shkatërrime, edhe numri i të vdekurve ka gjasa të rritet. Ndërkohë, dy stuhi të tjera janë forcuar për t’u bërë uragane.
Irma, një stuhi e kategorisë pesë, niveli më i lartë i mundshëm, po kalon aktualisht në veri të territorin amerikan të Puerto Rikoss, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara.
Më shumë se gjysma e tre milionë banorëve të ishullit ishin pa energji pasi Irma shkaktoi rrebesh të fortë dhe erëra të forta. Zyrtarët kanë thënë se stuhia mund të zgjasë për disa ditë.
Stuhia më e fuqishme e Atlantikut në këtë dekadë kishte shpejtësi të erës prej 295 km / h (185 milje për orë) dhe pritej të kalonte afër ose vetëm në veri të brigjeve të Republikës Domenikane të enjten.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja