Danimarka dhe Suedia kanë thënë se një aeroplan spiun rus ka shkelur hapësirën ajrore të të dy vendeve.
Të dy vendet kanë thirrur ambasadorët e Rusisë rreth incidentit, transmeton portal arbresh.info
Komanda Daneze e Mbrojtjes i tha AFP se avioni ishte një avion zbulues që ishte në hapësirën ajrore daneze për “një moment shumë të shkurtër” dhe se avionët danezë F-16 “ndërhynë menjëherë”. Ai shtoi se incidente të tilla janë të rralla.
Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se shkelja ishte “krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale”.
Danimarka është anëtare e NATO-s, ndërsa Suedia është duke debatuar nëse duhet t’i bashkohet aleancës.
Megjithatë, ministri suedez i mbrojtjes i tha gazetës Dagens Nyheter se nuk kishte prova se incidenti ishte i lidhur me këto diskutime./arbresh.info/
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...