Google ADS

Edhe Belgjika futet në karantinë

22:29 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Belgjika është vendi më i fundit në Evropë që ka njoftuar kthimin e masës së izolimit pasi rastet me Covid-19 janë rritur me të madhe.

Bizneset jo-esenciale do të mbyllen dhe punonjësit do të duhet të punojnë nga shtëpia kurdo që e kanë të mundur, transmeton portali arbresh.info

Pushimet shkollore do të zgjaten.

Kryeministri Alexander De Croo njoftoi masat e reja, të cilat do të fillojnë të hënën dhe do të qëndrojnë në fuqi për “të paktën një muaj e gjysmë”, në një konferencë shtypi të premten.

Ai i quajti rregulloret “masa të shansit të fundit” në përpjekje për të ngadalësuar pandeminë në Belgjikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme