Bashkimi Evropian do të nisë një grumbull tarifash hakmarrëse kundër eksporteve të SHBA-ve që nga e premtja, thotë një zyrtar i lartë.
Lëvizja vjen pasi që presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur masa të larta për çelikun dhe aluminin më parë këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Eksportet amerikane të tilla si xhinse, motoçikleta dhe uiski burbon, do të jenë në shënjestër, konfirmon komisionerja e tregtisë Cecilia Malstrom.
Megjithatë, ajo tha se blloku “nuk donte të ishte në këtë pozitë”.
“Vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikuar i SHBA-ve për të imponuar tarifat e çelikut dhe aluminit në BE do të thotë që ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër”, tha ajo.
Brukseli hartoi listën e produkteve në mars, kur zoti Trump fillimisht propozoi tarifat 25 për qind mbi importet e çelikut dhe 10 për qind për alumin, të cilat gjithashtu synojnë Kanada, Meksikë dhe aleatë të tjerë të ngushtë të SHBA./Arbresh.info/
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...