Bllokimi i pjesshëm në fuqi në Gjermani mund të mos mjaftojë për të zvogëluar numrin e infektimeve me COVID-19 deri në Krishtlindje, sipas Autoritetit të Kontrollit të Sëmundjeve të Bashkimit Evropian.
“Janë nëntë vende ku parashikojmë që masat aktuale nuk do të jenë të mjaftueshme për të shkaktuar një rënie të incidencës së rasteve të konfirmuara”, deklaroi në një raport Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me qendër në Stokholm.
Megjithatë, ECDC parashikon se, nëse popullatat e nëntë vendeve do të ktheheshin në sjelljen e fillimit të prillit, do të ketë ulje të infektimeve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve./ATSh/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë