Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konsideron se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën Demokratike të Kongos për shkak të Ebolës, e cila që nga korriku i vititi të kaluar ka marrë 1.400 jetë në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Komiteti për situata të jashtëzakonshme të OBSH-së theksuan se nuk janë përmbushur kriteret e nevojshme për shpalljen e krizës globale. Megjithatë, theksuan se urgjentisht nevojiten 27 milionë dollarë për luftë kundër epidemisë.
Epidemia e Ebolës, si pasojë e së cilës kanë vdekur mijëra njerëz në Afrikë, është përhapur gjatë këtyre ditëve edhe në Ugandë.
Sipas të dhënave të OBSH-së, deri tani në Ugandë janë regjistruar tre raste të Ebolës, ku nga pasoja ka vdekur një fëmijë pesë vjeçar.
Nga OBSH theksuan se fëmija i vdekur më 9 maj me familjen ka qenë në Republikën Demokratike të Kongos. Është infektuar dhe dërguar në spital, por nuk pati ndonjë ndihmë.
Nga efektet e virusit Ebola, në periudhën 2014-2017. Në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone, më shumë se 11.000 njerëz vdiqën dhe 30.000 njerëz u infektuan.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që nga shpërthimi i epidemisë në Republikën Demokratike të Kongos, në gusht të vitit të kaluar, u regjistruan rreth 1,400 vdekje.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...