Katari ka rënë në një krizë të madhe socio-ekonomike pasi Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike për shkak të mbështetjes së supozuar që Katari po i bën ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste, transmeton arbresh.info.
Kjo ka bërë që të ketë prishje të marrëdhënieve politike mes shteteve të fuqishme Arabe, ndonëse Katari ka mohuar supozime të tilla.
Së fundi Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë bërë të paligjshme edhe “të ndihesh keq për krizën që ka kapluar Katarin”.
EBA e kanë bërë të paligjshme që të publikohet çdo postim që shpreh simpati apo keqardhje për situatën e krijuar në Katar.
Dënimi për një shkelje të tillë është 15 vite burgim dhe të paktën 500.000 dollarë gjobë.
SHBA, konsideron se hakerët rusë krijuan krizën e Katarit me ‘fake news’
Hetuesit amerikanë besojnë se hakerët rusë hynë pa u diktuar në Agjencinë Shtetërore të Lajmeve, në Katar dhe vendosën një raport të rremë, që kontribuoi në krizën mes aleatëve amerikanë në Gjirin Persik.
Sipas CNN, FBI ka dërguar një ekip hetuesish në Katar për të ndihmuar qeverinë e këtij vendi, që të hetojnë sulmin kibernetikë. Të dhënat e mbledhura nga SHBA tregojnë se piratët informatikë rusë ishin pas sulmit kibernetikë, që u raportua nga qeveria e Katarit dy javë më parë. Kjo përfshirje e pretenduar e hakerave rusë shton shqetësimet e Agjencive Amerikane se Rusia vazhdon të sulmojmë në mënyrë kibernetike, me mënyrat që përdori për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane në vitin 2016, shkruan “CNN”./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...