Një burrë akuzohet se ka vrarë të shoqen në shtetin amerikan të Alaskës sepse, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, “nuk pushonte së qeshuri me të”.
Kenneth Manzanares akuzohet se ka vrarë të shoqen 39-vjeçare, trupi i së cilës u gjet me plagë në kokë në kabinën e tyre. Ai u arrestua pasi agjentët e kapën teksa ishte me gjak në duar dhe rroba, raporton BBC.
Media amerikane e ka identifikuar gruan si Kristy Manzanares, nga Utahu në SHBA.
Sipas dokumentave të paraqitura në gjykatë, dëshmitarët që hynë në kabinën e çiftit para agjentëve të sigurisë kanë thënë se e kanë parë 39-vjeçarin duke tërhequr trupin e viktimës drejt ballkonit.
Dëshmitarët më pas e kapën gruan nga kyçet dhe e tërhoqën sërish brenda. Kur e pyetën se çfarë kishte ndodhur, i dyshuari raportohet të jetë përgjigjur se ajo “nuk pushonte së qeshuri me mua”.
Ndërsa gjatë kontrollit të agjentëve të FBI-së në kabinë, ai raportohet të ketë thënë se “jeta ime mori fund”.
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e të martës në Kroçerën Emerald Princess.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...